Aktori akuzohet për përdhunimin e tri grave, rrezikon 45 vite burg

Aktori amerikan, Danny Masterson, do të përballet në gjykatë me akuzën e përdhunimit të tri grave, 20 vite më parë. Një gjykatëse në Los Anxhelos ka vendosur që një vit pas publikimit të akuzave ndaj tij, çështja të shqyrtohet në gjyq. Aktori, i njohur për rolin e tij tek “That 70s Show” mund të dënohet deri në 45 vite burgim, nëse akuzat ndaj tij vërtetohen.

Tri gra kanë dëshmuar se Masterson i përdhunoi në vitin 2001 dhe 2003, dhe rrëfimet e tyre dramtike përbëjne edhe provën kryesore të prokurorisë në Gjykatën Supreme të Qarkut të Los Anxhelos.

Mëgjithatë, 45-vjeçari i mohoi pretendimet kundër tij dhe u deklarua i pafajshëm për akuzat, të cilat rezultuan nga një hetim shumëvjeçar nga Departamenti i Policisë në Los Anxhelos.

Ndërsa avokati i tij, u zotua se do të provonte pafajësinë e klientit të tij. Një nga kundërshtitë lidhet me faktin se mbrotja pretendon se gratë kanë mospërputhje në historitë e tyre, për vitet në të cilat deklarojnë se ishin përdhunuar.

Gjykatësja Charlaine, F. Olmedo tha se deklarimet e grave janë të besueshme dhe se mësimet e kishës i kanë ndaluar ato të mos raportonin akuzat në polici për vite me radhë.

Masterson pritet të kthehet në gjyq për t’u gjykuar në 7 qershor. Ndëkrohë, menjëherë sapo pretendimet e sulmit seksual dhe abuzimit u bënë publike, Netflix hoqi Masterson nga “The Ranch” në 2017.

SHKARKO APP