Aktori dhe regjisori, Viggo Mortensen, vlerësohet me çmimin e karrierës

Aktori dhe regjisori amerikan Viggo Mortensen u vlerësua me çmimin prestigjioz “Donostia” për arritjet në karrierë, në Festivalin e Filmit në Spanjë. Tre herë i nominuar për çmimet Oscar, aktori përcolli edhe një mesazh për publikun, për kohërat e e vështira që po jetojmë mes krizës shëndetësore.

Aktori dhe regjisori amerikan Viggo Mortensen u vlerësua me çmimin prestigjioz “Donostia” për arritjet në karrierë, në Festivalin e Filmit në Spanjë, “San Sebastian”.

“Kur mendoj për listën mbresëlënëse të njerëzve që kanë marrë çmimin Donostia, ndihem shumë me fat që jam mes tyre. E vlerësoj si një motivim të shkëlqyer për të dhënë më të mirën në profesionin tim,” tha aktori pas marrjes së çmimit, mes duartrokitjeve të publikut.

Regjisori gjithashtu promovoi filmin e tij “Falling”, që rrëfen jetën e një babai konservator, i cili shpërngulet me djalin e tij homoseksual. Filmi është një projekt personal për regjisorin, dhe një interpretim i trilluar i ngjarjeve.

Aktori, tre herë i nominuar për Çmimin e Akademisë është i njohur më së shumti për rolet e tij në filmat: “Premtimet Lindore”, trilogjia “Zoti i unazave” dhe “Libri jeshil”, të Peter Farrelly, që është vlerësuar edhe me çmim Oscar.

Mes kohërave të vështira që po jetojmë, Mortensen përcolli një mesazh filozofik, duke kujtuar se “pasiguria është ligji i jetës, ndaj le të mos harrojmë se, – tha ai, se jeta është një dhuratë. Ne duhet të vazhdojmë të shoqërojmë ata që janë vetëm dhe të nderojmë ata që janë larguar, duke bërë më të mirën që mundemi “.

SHKARKO APP