Aktori i dashur turk vjen me një serial të ri /FOTO

I njohur si Sarp në serialin “I infiltruari”, Cagatay Ulusoy modeli i njohur dhe aktori me famë edhe  përtej kufijve të Turqisë, do të vijë për publikun shqiptar me një projekt të ri.

Aktori do të luaj në serialin e ri në rolin e Hakan, një djalosh me superfuqi, të cilit do i ndryshojë jeta kur të përfshihet në një mision sekret për të shpëtuar qytetin  e Stambollit.

Këtë herë aktori do të luaj përkrah aktorëve të mirënjohur edhe për publikun shqiptar si : Hazar Erguclu, Ayca Aysin Turan, Okan Yalabik dhe Mehmet Kurtulus.

Seritë e para kanë nisur të luhen në Stamboll, ky prodhim vjen si bashkëpunim i kompanive të mëdha “Netflix” dhe “03 Medya”.

SHKARKO APP