Aktori i famshëm bëhet baba për herë të parë
Aktori i famshëm Jason Statham është bërë për herë të parë baba në moshën 49-vjeçare. Bashkëshortja e tij, Rosie Huntington-Whiteley ka sjellë në jetë një djalë, të cilit ia kanë vënë emrin Jack Oscar, të shtunën. Lajmin e ka konfirmuar vetë çifti nëpërmjet një postimi në Instagram të mërkurën. Modelja 30-vjeçare ka postuar një foto bardh e zi, duke mbajtur dorën e djalit të sapolindur dhe shkruan: “I vogli ynë sapo erdhi! Jack Oscar Statham”. Bukuroshja e bëri publike shtatëzaninë në muajin shkurt.