Aktori i Harry Potter ka një problem: ‘Nuk di si të shpenzojë pasurinë’
Aktori i Harry Potter, Daniel Radcliffe, ka problemin që të gjithë do të donim të kishim; ai nuk di si të shpenzojë pasurinë e tij.
Aktori 30 vjeçar, i cili ka një vlerë neto prej 90 milionë paundë, thotë se nuk di si të shpenzojë paartë e tij.
“Unë nuk jam ekstravagant. Ka momente që mendoj, ‘Wow, unë nuk di fare si të jem i famshëm’.”
Pasuria e aktorit është mbledhur që kur ai xhiroi filmin e tij të parë të Harry Potter, në moshën 11 vjeçare. Tetë vite më voën ai është një nga njerëzit më të njohur në botë.
Me pasurinë e tij të paprekur, ai ka mundur të luajë në filma pa shumë të ardhura si ‘The woman in black’, ‘Kill your darlings’ dhe ‘Horns’.
‘Problemi’i aktorit është kaq i madh sa atë njëherë e ngatërruan me një të pastrehë, teksa ishte ulur në rrugë me qenin e tij. Daniel po priste për të dashurën e tij në, e cila ishte futur në një dyqan, kur ai u ul pranë qenit të tij, duke u përpjekur ta ngrohë.
Një i panjohur iu afrua dhe i dha 5 dollarë.
Milioneri bën shaka me ndodhinë dhe thotë: “Mesa duket duhet të rruhem më shpesh.”