Aktori i humorit: Më kanë rënë flokët në shkollën e lartë sepse u mbylla në vetvete

I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora, ka qenë aktori i njohur i humorit Ledio Lako. Ai ka fituar zemrën e publikut me rolet e tij si “Ramadan Kafsha” apo si “Kapo Kapllani”.

Gjatë emisionit ai ka treguar se periudhën e universiteti e ka përjetuar shumë keq dhe është mbyllur shumë në vetvete. Sipas tij kjo ka qenë një nga arsyet pse i kanë rënë flokët që i ri.

Rudina Dembacaj: Ledio kur të ra leshi i fundit nga koka?

Ledio Lako: Mua më ka rënë që në shkollën e lartë. E përjtova shumë keq shkollën e lartë. Me përgjegjësi shumë të madhe, sikur ne do takonim Al Paçinon apo do sjellim ndonjë Oscar në Shqipëri edhe u mbylla në vetvete. Folloi një realitet i ri për mua, hyra në shkollë të lartë, pastaj po mbaronte, ku do shkoja me pas etj. Është edhe genetike sepse edhe babi kështu e kam. Po babi ishte biond unë isha brun, por genetike është kjo punë. 

Ora News - Aktori i humorit: Më kanë rënë flokët në shkollën e lartë sepse u mbylla në vetvete

SHKARKO APP