Aktori i njohur dërgohet me urgjencë në spital

Tyrese Gibson, aktori që njihet për rolin e tij në Fast and Furious është shtruar në spital

Kjo ndodhi pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, pak kohë pas një dite eksplozive në gjykatë me ish gruan e tij. Burime të afërta me aktorin kanë treguar për TMZ se Gibson është kthyer në dhomën e tij të hotelit pas largimit nga gjykata, ku ai është në një betejë me ish gruan e tij Norma Gibson, kur kishte ndjerë dhimbje në gjoks.

Ai gjithashtu ishte i dehidratuar, kështu që kishte vendosur që të drejtohej tek emergjenca. Momentalisht aktori i Fast & Furious po hidratohet dhe do të bëjë disa analiza për të kuptuar se pse ka dhimbje në gjoks.

Tyrese u largua nga gjykata i tëri në të zeza, duke thënë se sot ishte funerali për pretendimet ndaj tij për abuzim. Norma e ka akuzuar atë për përgjim, dhe ka thënë se me raste ndihet e frikësuar nga ai.

Image

SHKARKO APP