Aktori i njohur flet për historitë e përdhunimit të producentit
Aktori i njohur, Matt Demon ka mohuar fjalët që fliten për të dhe Harvey Weinsten, i cili është akuzuar për përdhunim.
U përfol se ai ka fshehur një histori të sjelljes së producentit kur cështja e tij u investigua nga një gazetar para 13 vitesh.
Aktorja Sharon Waxman ka thënë se ka dëgjuar fjalë kur një punonjës i Weinstein në Itali kërkonte femra për të, me ndihmën e Damon dhe Russell Crowe.
“Unë kurrë nuk do të tentoja që të fshihja një histori si kjo. Unë thjesht nuk do e bëja këtë, për askënd,” – tha ai në deklaratën e fundit.
Waxman, e cili më pas punoi për New York Times, në fund të fundit nuk ishte në gjendje të publikonte asnjë pretendim lidhur me sjelljen seksuale të Weinstein.
Ky i fundit u përjashtua edhe nga BAFTA, eventi i përvitshëm për filmat më të mirë, në të cilin ishte ndër organizatorët kryesorë.