Aktori i njohur i jep fund lidhjes

Robert Pattinson dhe FKA twigs raportohen t’i kenë dhënë fund romancës së tyre, vetëm tre muaj pasi aktori u shpreh se ishin në një farë mënyre të martuar.

Çifti nisi të shoqërohej me njëri-tjetrin në shtator 2014 dhe u përfol se u fejuan 7 muaj më vonë, edhe pse çifti refuzoi ta konfirmonte apo mohonte këtë thashethem.

Ylli i “Twilight” raportohet t’i ketë dhënë fund romancës pasi ndihej i lodhur nga fakti i të qënurit larg njëri-tjetrit.

Një burim i afërt me çiftin ka thënë për “The Sun”: “Muajt e fundit ata kanë qëndruar larg njëri-tjetrit, duke kaluar shumë pak kohë së bashku. Rob është i lodhur nga ky fakt dhe ka vendosur t’i japë fund fejesës. Pas kaq shumë kohë së bashku, ata ende kanë ndjenja për njëri-tjetrin”.

SHKARKO APP