FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aktori i njohur Mehdi Malkaj përfundon në spital

Ikona e filmit dhe aktivisti i shoqërisë civile, Mehdi Malkaj ka shfaqur probleme me zemrën dhe pasditen e djeshme, datë 2 korrik, është shtruar në Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Gjendja e tij është e qetë dhe e stabilizuar, por sërish ai po mbahet në reanimacion dhe nën kujdesin intensiv të mjekëve të QSUT-së.

Mehdi Malkaj mësohet se ndodhet në reanimacionin e Kardiologjisë ndërsa mjekët janë angazhuar për një ndër aktorët më të mirë që ka njohur kinematografia shqiptare. Miqtë që po i qëndrojnë pranë, thonë se edhe në këto momente të vështira për të, ai nuk e ka ndalur humorin sipas newsbomb.al.

Po ashtu Malkaj është një ndër qytetarët më aktivë të Tiranës dhe Shqipërisë, i cili ka harruar vitet e moshës dhe e gjen në mbështetje të çdo nisme dhe kauze që ka për qëllim primar atdheun.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?