Aktori i njohur ndahet nga e dashura: Thjesht ca gjëra nuk funksionojnë

Matthew Perry, i mirënjohur si Chandler, në serialin ‘Friends’, ka deklaruar ndarjen nga e fejuara e tij, Molly Hurwitz. 51-vjeçari deklaroi për “People”: “Ndonjëherë gjërat thjesht nuk funksionojnë, ky është një nga rastet. Gjithsesi unë i uroj Molly-t më të mirat”.

Aktori i njohur 50 vjeçar i serialit Friends, është ndarë nga e dashura 29-vjeçare menaxhere talentesh, vetëm disa muaj pasi bënë publike lidhjen e tyre.

Aktori i njohur për rolin e Chandler Bing, është takuar për herë të parë me Molly në 2018 por çifti u panë bashkë vetëm një vit më vonë. Molly bëri publike marrdhënien e tyre në shkurt në rrjetet sociale, ku uronte Matthew për ditën e Shën Valentinit.

 

 

Burimet thonin se ajo ka qenë “mbështetje e madhe” për Mathew gjatë problemve të tij me varësitë nga substancat.

SHKARKO APP