Aktori i njohur turk ‘çmendet’ pas Arilena Arës… si ia kthen këngëtarja
Nuk është e re tashmë. “Nëntori” është kthyer në një prej këngëve më të dëgjuara e të klikuara në të gjithë muajt e vitit dhe jo vetëm në Shqipëri, por në shumë shtete të Europës. Për këngëtaren e talentuar Arilena Ara, surprizat nuk kanë mbaruar ende. E fundit është pikërisht ndarja e këngës së saj nga një aktor i mirënjohur në Turqi dhe mjaft i pëlqyer edhe në Shqipëri për rolin në serialin ‘O Hayat Benin’.
Ozan Guler, jo vetëm që e ndjek dhe ka pëlqyer shumë foto të Arilenës, por së fundi ka ndarë me miqtë e tij në Instagram videon e “Nëntori”, këngë me të cilën 18-vjeçarja u prezantua në edicionin e fundit të Këngës Magjike.
Pas shumë komentuesve që e njohin dhe e pëlqejnë këngën e Arilenës, vjen edhe reagimi i kësaj të fundit duke e falënderuar publikisht Guler për mbështetjen.
Ndërkohë, kanë mbetur vetëm disa orë nga publikimi i klipit të versionit anglisht të “Nëntorit”. Arilena, përmes një postimi në Isntagramin e saj, ka lajmëruar fansat se më 24 gusht, në orën 20 do të publikohet edhe klipi i këngës “I’m sorry”, versioni i “Nëntori”.