Aktori Jason Momoa përfshihet në një aksident rrugor kokë më kokë

Aktori Jason Momoa u përfshi në një aksident kokë më kokë me një motoçiklist në një autostradë të zonës së Los Anxhelosit gjatë fundjavës. Aktori i “Aquaman” dhe “Game of Thrones” ishte duke vozitur përgjatë rrugës ‘Old Topanga’ në Calabasas, Kaliforni, pak para orës 11 të mëngjesit të së dielës, kur një 21-vjeçar me një motoçikletë kaloi vijën qendrore dhe u përplas me kokë.

Patrulla e autostradës së Kalifornisë tha se motoçiklisti goditi pjesën e përparme të majtë të makinës së Momoas dhe u hodh nga motori.

Momoa doli nga makina e tij për të ndihmuar motoçiklistin dhe thirri ambulancën. Patrulla e autostradës së Kalifornisë tha se aktori nuk ishte lënduar. Motoçiklisti u dërgua në një spital rajonal për lëndime të lehta, jashtë rrezikut për jetën. Është akoma e paqartë pse motoçiklisti kaloi vijën qendrore. Asnjë akuzë nuk është ngritur për aksidentin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Momoa luan në filmin e ri “Aquaman and the Lost Kingdom”, i cili pritet të dalë në mars 2023. Së fundmi ai dhe aktorja Eiza González i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ata janë njerëz shumë të ndryshëm,” thotë një burimi i brendshëm për ‘People’.

Një tjetër burim thotë se dyshja “shpresojnë se mund ta zgjidhin”. “Ata e duan shumë njëri-tjetrin duke u takuar në heshtje për disa kohë përpara se të bëhej publike”, shton burimi. Ata janë në faza të ndryshme të jetës”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?