Aktori shqiptar rrëfen martesën me modelen 20 vite më të re
Aktori i njohur Artan Imami nuk është në grupin e personazheve që ka dëshirë të promovojë në media por edhe kur e bën këtë, daljet i ka të kufizuara.
Imami nga studio e “Rudina” në Tv Klan, ka zbuluar më shumë për jetën e re që po bën prej disa vitesh. Me gjithë sikletin për të ndarë me publikun jetën private, Artani pranon se prej disa vitesh bashkëjeton me partneren e tij, modelen 20 vite më të re, Florenca Bellova dhe tre vjen më parë është bërë baba i një vajze, Odri Mael.
Ai pohon se kjo zgjedhje me dy emra erdhi për shkak se çifti nuk ishin akoma të bindur për t’i vendosur një emër, derisa, pas dy muajsh kur vajza mbeti pa emër, vendosën Odri Mael, pas një kompromisi me Florin për prejardhjen franceze të emrit.
Edhe pse vendosi të bëhet baba në një moshë të vonë, Imami tregon se të qenit baba, si edhe shumë të tjerëve, i ka ndryshuar jetën. “Ajo më ka bërë të jem më i përgjegjshëm, të mendoj me seriozitet për jetën, për të ardhmen, të jem më i disiplinuar. Është mendimi i parë që më vjen në mendje në mëngjes dhe i fundit në darkë”,-tregon aktori.