FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aktori turk konfirmon lidhjen me prezantuesen italiane dhe gjërat qenkan serioze

Disa ditë më parë, mediat italiane dhe ato turke shpërndanë me shpejtësi lajmin se aktori i njohur me origjinë shqiptare, Can Yaman, është në një lidhje dashurie me prezantuesen italiane, Diletta Leotta.

Shkak u bënë disa foto paparaci, të cilat qarkulluan në portale, por as aktori dhe as prezantuesja italiane nuk dhanë asnjë koment publik.

Ndërsa pak më parë vetë Can Yaman postoi foton e parë nga Instagrami, madje edhe me një përshkrim ngacmues për çiftin e ri. “Çift i rrezikshëm” – shkruan ai pas kësaj fotoje me bukuroshen e njohur italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Prej kohësh, flitet se Can udhëton shpesh drejt Italisë dhe këtë gjë, sapo e konfirmoi edhe vetë aktori. Kur u pyet herën e fundit pas zërave për një lidhje me prezantuesen italiane, Can ktheu një përgjigje të prerë: “Janë punët e mia”, por misteri nuk zgjati shumë, sepse ai vetë vendosi të zbulojë romancën e re në jetën e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?