Aktori u dhuroi 14 miqve nga 1 milion dollarë secilit, e gjitha për një qëllim

Miku i George Clooney-t, Rande Garber, vit më parë u shpreh në MSNBC se Clooney i kishte ftuar 14 miqtë e tij të ngushtë në një darkë dhe i befasoi me nga një valixhe me 1 milion dollarë për secilin. Në numrin e radhës të GQ për “Men of the Year” George Clooney konfirmoi zërat.

”Unë thjesht mendova në thelb që nëse më godet një autobus, ata do jenë mirë. Pse u dashkërka që të goditem nga një autobus?”,-shpjegoi ai për ”GQ”. 59-vjeçari u shpreh se atë periudhë ishte beqar dhe nuk priste që të kishte familje.

”Ajo çfarë kam janë këta njerëz të cilët, që të gjithë, për një periudhë prej 35 vjetësh, më kanë ndihmuar në një mënyrë ose në një tjetër. Kam fjetur në divanin e tyre kur kam qenë trokë. Ata më kanë dhënë para kur nuk kisha asnjë kacidhe. Më kanë ndihmuar kur më duhej ndihmë gjatë viteve. Unë i kam ndihmuar. Mendova që pa ata nuk kam asgjë”.

SHKARKO APP