Aktorja braziliane konfirmon ndarjen nga futbollisti Neymar
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar i ka dhënë fund romancës së tij me aktoren braziliane Bruna Marquezine. Këtë gjë e konfirmoi vetë ajo në një mbrëmje gala në Brazil.
Lidhja e tyre zgjati gjashtë vite dhe 23-vjeçarja nuk pranoi të jepte detaje për arsyen e ndarjes. Ajo tregoi se vendimi ishte i futbollistit duke shtuar se kanë ende dashuri për njëri-tjetrin.
“Ishte një vendim që erdhi nga ai, por akoma ka shumë respekt, shumë dashuri, për të dhe për gjithçka që kemi përjetuar.
E dini se unë zakonisht nuk flas për jetën time personale. Po flas sepse jam e detyruar, por do të jetë vetëm kjo herë”, tha Bruna në një intervistë.
Ndër të tjera, shtoi se lidhja nuk përfundoi për shkak të pikëpamjeve të ndryshme politike siç u përfol në media.

KOHA JONË SONDAZH

