Aktorja Claire Foy zbulon luftën me ankthin

Aktorja Claire Foy ka folur hapur për betejën e saj me ankthin, duke zbuluar se si karriera e përkeqësoi gjendjen e saj.

Në një intervistë me Guardian 34-vjeçarja tha se kishte vuajtur nga ankthi që kur ishte fëmijë, por i “shpërtheu” kur u bë aktore.

Foy kohët e fundit fitoi një çmim Emmy për rolin e saj si Mbretëresha Elizabeth II në ‘The Croën’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ylli i Hollywood pranoi se ankthi bënte që të kishte dyshime në aftësitë e saj dhe se torturua nga mendimet negative.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktroja u shpreh se e zhvilloi ankthin që kur ishte një fëmijë si “një mjet për të mbijetuar” dhe “të ndjehej i sigurt”.

Prindërit e saj u ndanë kur ajo ishte tetë vjeçe dhe Foy tha se përgjigja e saj ishte të përpiqej ti “bënte të gjithë të lumtur”.

“Kurrë mos u zemëro. Jini të ëmbël dhe të sjellshëm,”-ishte mesazhi i aktores.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?