Aktorja Claire Foy zbulon luftën me ankthin

Aktorja Claire Foy ka folur hapur për betejën e saj me ankthin, duke zbuluar se si karriera e përkeqësoi gjendjen e saj. Në një intervistë me Guardian 34-vjeçarja tha se kishte vuajtur nga ankthi që kur ishte fëmijë, por i “shpërtheu” kur u bë aktore.

Foy kohët e fundit fitoi një çmim Emmy për rolin e saj si Mbretëresha Elizabeth II në ‘The Crown’. Ylli i Hollywood pranoi se ankthi bënte që të kishte dyshime në aftësitë e saj dhe se torturua nga mendimet negative.

Aktroja u shpreh se e zhvilloi ankthin që kur ishte një fëmijë si “një mjet për të mbijetuar” dhe “të ndjehej i sigurt”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prindërit e saj u ndanë kur ajo ishte tetë vjeç dhe Foy tha se përgjigja e saj ishte të përpiqej t’i “bënte të gjithë të lumtur”. “Kurrë mos u zemëro. Jini të ëmbël dhe të sjellshëm,”-ishte mesazhi i aktores.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?