Aktorja e njohur e pranon hapur: Kam prishur disa marrëdhënie dashurie
Aktorja e njohur, Gwyneth Paltrow ka pasur shumë lidhje dashurie sidomos me disa personazhe të famshëm si Brad Pitt, Ben Affleck dhe Chris Martin.
Paltroë e cila rrallëherë flet për marrëdhëniet e saj romantike, të mërkurën u rrëfye duke treguar për “Girlboss Radio” se përse përfunduan disa nga lidhjet e saj.
“I kam shkatërruar shumë nga lidhjet e mija të dashurisë”, tha aktorja bjonde.
Gwyneth vazhdoi: “Unë jam në të vërtetë një mike shumë e mirë, dhe një motër e mirë, por nuk jam shumë e mirë në lidhje dashurie”./Klan Kosova