Aktorja e njohur humb dhuratën e vlefshme, kërkon ndihmën e fansave për ta gjetur
Aktorja e njohur, Emma Watson ka humbur dicka shumë të vlefshme, dhe po i kërkon ndjekësve ndihmë për të.
Ajo ka treguar se kishte në gisht një unazë të cmuar, të cilën ia kishte dhënë e ëma por e kishte harruar në një qendër trajtimi në Londër.
27-vjeçarja ka publikuar një shkrim në rrjetin social, Facebook ku i kërkon të gjithëve t’ia kthejnë nëse e shohin diku.
“Shpërblim për ata që më japin informacion për unazat që humbën të dielën më 16 korrik në Mandarin Oriental Spa, Londër. Të dielën pasdite shkova në qendër trajtimi dhe para se të futesha në sallë, hoqa 3 unazat e mia dhe i vendosa në një vend të sigurë. Kur u largova, harrova të merrja unazat dhe telefonova qendrën por në atë kohë, ishte e mbyllur.
Punonjësit e sigurisë kontrolluan më pas por nuk gjetën asgjë. Që prej kësaj kohe më kanë humbur. Nëse do ishin unaza të thjeshta, nuk do i jepja rëndësi por një prej tyre ishte dhuratë nga nëna ime. Ajo e bleu ditën që unë linda dhe e mbajti për 18 vite, pa e hequr kurrë e ma dhuroi kur mbusha 18 vjec. Unë e mbaj unazën cdo ditë, është gjëja më me vlerë e kuptimplotë që kam. Nëse ndonjë e ka parë unazat ose i ka marrë aksidentalisht, nuk do dija si ti falenderoja nëse do mi kthenin. Ju lutem nëse keni ndonjë informacion më shkruani në: findthering@outlook.com
Faleminderit, Emma (puthje)”
https://www.facebook.com/emmawatson/posts/1674360352582848