Aktorja e njohur pranon publikisht: Kam qenë e pastrehë

Aktorja shumë e njohur e Hollivudit Halle Berry ka pranuar publikisht se, para se të bëhej e famshme ajo ka jetuar nëpër qendra të pastrehësh për shkak se nuk kishte para. Ajo ka rrëfyer se gjithcka ishte shumë e vështirë për të dhe se madje ndonjëherë ka menduar edhe të heqë dorë. “E telefonova mamanë time dhe i kërkova para për të jetuar, por ajo më tha “jo”. Nuk i fola më për një vit të tërë. Por ajo kishte të drejtë”. Halle tregoi se në fakt fillimi ishte shumë i vështirë, por nëse e do diçka padyshim që e merr dhe se duhet luftuar shumë për të arritur majat. Halle tashmë është divorcuar tre herë dhe ka dy fëmijë, por jeton e lumtur. Ajo tha se përkushtimi ndaj fëmijëve i ka bërë shumë mirë.

SHKARKO APP