Aktorja e njohur pranon publikisht se u dhunua nga Weinstein
Modelja dhe aktorja, e cila luajti në filmat e njohur si “Elektra” dhe “Big Momma’s House 2” ka akuzuar Harvey Weinsteinin për dhunim.
Natassia Malthe ka pohuar se Weinstein pas ndarjes së çmimeve BAFTA në vitin 2008, i kishte shkuar në dhomën e hotelit Sanderson në Londër dhe e kishte dhunuar.
Pasi i kishte treguar asaj se ka fjetur me disa aktore të njohura, Weinstein besohet se e ka detyruar Malthen që të kryejë marrëdhënie seksuale, përkundër lutjeve të saj që të ndalet.
Javë më vonë ai kishte telefonuar aktoren dhe e kishte ftuar që të konkurronte për filmin “Nine”, për të cilin ishte pajtuar edhe aktorja norvegjeze shkaku i dëshirës së saj që të merrte pjesë në një film të njohur.
Malthe pasi fitoi këtë rol filloi të takohej me një trajner vallëzimi, derisa Weinstein e kishte telefonuar përsëri dhe i kërkoi takim në të cilin do të ishte e pranishme edhe një asistente, transmeton Koha.net.
Gruaja që ai kishte pohuar se ishte asistente kreu marrëdhënie seksuale me Wesinteinin dhe ai i kishte kërkuar Malthes që t’i bashkohej.
“Mezi dola sot këtu. Në disa mënyra më frikëson kjo gjë”, ka thënë Malthe në njo konferencë për media.
“Shoqëria më inkurajoi që të bëjë këtë gjë. Gjithashtu këtë po e bëjë për tre djemtë e mi, me qëllim që ai të kuptojë se si të trajtojë një femër dhe për femrat e vogëla që nuk duhet të përjetojnë ato që kalova unë në rrugën drejt suksesit në Hollywood”, ka shtuar ajo.
“Më 10 shkurt 2008 isha në Londër për çmimet BAFTA. Isha zëdhënëse e LG-së. Në Londër po punoja. Pas ceremonisë mora pjesë në aheng dhe publicisti im më këshilloi që të bëja foto me Harveyn ashtu siç u fotografova me shumë të famshëm tjerë”, ka treguar ajo.
“Gjatë komunikimit Harvey më pyeti se ku po qëndroja në Londër dhe i tregova për hotelin”, ka shtuar aktorja norvegjeze.
Po atë natë, Weinstein i kishte shkuar në dhomë dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.