Aktorja e “Portokalli”-së mallkon policinë: O ju dalçin tomthat…

Gjobat nuk janë aspak të mira për këdo, por kur ato vendosen në mënyrë abuzive atëherë çdo gjë ndryshon. Një revolt të hapur ka ardhur edhe nga Albana Perhati, e njohur për të gjithë si “Bukra e Portokallisë”, e cila është mërzitur kur ka parë makinën e saj. Ajo kishte marrë nga policia gjobë për parkim të gabuar.

“Hë më thoni ju ku mund të parkoj poshtë shtëpisë? Do na hyjnë në shpi noj ditë dhe do na venë gjobë se nuk e kemi ul b***ën tek kolltuku që duhet. Një ditë s’kisha parku fare në lagje se e kisha makinën në servis. PO gjobën ma vunë ama. Më kishin lënë sipër trotuarit. Gjobë në mungesë???? O ju dalçin tomthat ishalla që s’keni çfarë t’i bëni gomarit e i bini samarit. Oooo… Si thotë Bukra: Vdeeeeksh”, ka shkruar e revoltuar Bukra.

SHKARKO APP