Aktorja e Twilight: C’po ndodh me jetën time
Aktorja Kristen Stewart, e cila është kritikuar shpesh për jetën personale e mbi të gjitha tradhtitë, është një nga 5 yjet në kopertinën e revistës ELLE, në shtator 2016. Në intervistën e dhënë për ELLE, ylli i Twilight ka deklaruar se i intereson të jetojë një jetë të sinqertë. Ajo ka treguar për ELLE lidhjen e saj me Alicia Cargile dhe se tashmë nuk e fsheh më faktin që e tërheqin femrat. “Unë mendoj se jam me të vërtetë e dashuruar me të dashurën time. Ne jemi ndarë disa herë dhe jemi kthyer sërish bashkë dhe këtë herë unë mund të them: Përfundimisht, unë mund të ndjej përsëri”, është shprehur ajo. Ajo ka treguar se është shumë më e lumtur kur shoqërohet me femrat, duke konfirmuar kështu për herë të parë publikisht prirjet e saj seksuale. “Më përpara mendoja se duhej të mbaja të fshehtë çdo gjë. Çdo gjë që bëja transmetohej ndryshe. Nuk më pëlqente aspak kjo gjë, sepse i shndërronin lidhjet e mia në diçka jo të vërtetë. Por, kjo gjë ndryshoi pasi fillova të frekuentoja vajza. Pasi u tregova e hapur për jetën time private, gjithçka ishte më e thjeshtë dhe më e bukur”, ka thene Kristen.