Aktorja krijon herpes në buzë, tenton të flirtojë me meshkuj në rrugë
Aktorja Danielle Court ka krijuar një herpes në buzë me anë të grimit dhe ka tentuar të flirtojë me meshkuj të panjohur që të shohë reagimin e tyre.
Ajo e ka filmuar të gjithë momentin para dhe pas, ku vihet re qartë se ka shumë paragjykime për pamjen e saj.
24-vjecarja e prezantoi veten si një vajzë që po pret shoqen e saj, por indiferenca e meshkujve ndaj saj ishte e madhe kur dukej herpesi në buzën e saj.
Pati raste kur i thonin se ka një shenjë në fytyrë dhe i kërkonin që t’ia shpjegonin se cfarë është.
Plaga që kishte pikturuar shkaktohet nga virusi i herpesit dhe krijohet zakonisht rreth buzëve, nga të cilat përhapet nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë.
/