Aktorja përmes pelerinës, jep mesazhin e fuqishëm në ”Oscars 2020”

Mbrëmjen e kaluar u mbajt një ndër eventet më të rëndësishme në industrinë e filmit, ceremonia e ndarjes së çmimeve ”Oscars 2020”. Aktorja Natalie Portman kaloi në tapetin e kuq, me një pelerinë të pazakontë, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm.

Në pelerinën e zezë ishin qendisur emrat e të gjithë drejtoreshave femra, që u përjashtuan në këtë vit nga eventi. ”Doja të njiheshin gratë që nuk u njohën për punën e tyre të jashtëzakonshme këtë vit në mënyrën time delikate”.

Emrat të qëndisur në ar, iu referuan Lulu Wang (Lamtumirë), Lorene Scafaria (Hustlers), Greta Gerëig (Gratë e Vogla), Marielle Heller (Një ditë e bukur në lagje), Melina Matsoukas (Queen & Slim), Alma Har ‘el (Djali Honey), Mati Diop (Atlantics) dhe Céline Sciamma (Portreti i një Zonje në Zjarr). Megjithë numrin e filmave të vlerësuar kritikisht nga gratë, vetëm burra u nominuan.

YouTube player

SHKARKO APP