FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aktorja shqiptare fiton për herë të tretë betejën me kancerin

Ditën e hënë aktorja Adriana Matoshi ndau në rrjetet sociale lajmin e hidhur se po përballet me një tjetër sëmundje. Ajo tha se për këtë arsye duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Edhe pse nuk ndau shumë detaje të tjera aktorja kërkoi lutjet e fansave të saj që të rikthehet shëndosh e mirë.

Mirëpo, ditën e djeshme një nga miqtë e ngushtë të aktores së njohur ka zbuluar gjendjen shëndetësore të saj pas operacionit dhe duket se cdo gjë ka shkuar mirë. Miku i saj ka zbuluar gjithashtu se sëmundja e re për të cilën Matoshi i është referuar, ishte pikërisht një tjetër tumor, betejën me të cilin ka dalë përfundimisht fitimitare pas tre sprovave të vështira.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Adriana Matoshi 3 – 0 tumori. Prapë fituese loçka jonë” ka shkruar në Facebook miku i saj, Arbër Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?