Akuza për evazion fiskal, aktori i famshëm padit ekonomistin për mashtrim 1 milion dollarë

Aktori dhe model i famshëm turk Kıvanç Tatlıtuğ ka ngritur akuza ndaj ekonomistit të tij të vjetër pasi mendohet si e ka mashtruar duke i vjedhur 1 milionë dollarë.

Ylli i kinematografisë turke ka pasur probleme për mospagim të taksave dhe për këtë ka fajësuar ekonomistin. Kıvanç e ka akuzuar duke thënë se paratë që duhet të paguante taksat, ekonomisti i tij i ka mbajtur për vete.

Më 29 shtator aktori është njoftuar se i ka 1 milionë dollarë borxh shtetit pasi nuk k a paguar taksat. Por ai është shprehur ia ka dhënë paratë rregullisht kontabilistit dhe nuk ka qenë në dijeni se nuk i kishte paguar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tatlıtuğ, i cili është bërë i famshëm në vitin 2002 ku fitoi titullin ‘Modeli më i mirë në botë’, aktulisht është një nga aktorët më të kërkuar dhe të paguar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?