Akuza për racizëm, aktori i famshëm heq dorë nga roli i tij

Aktori britanik Ed Skrein është tërhequr nga roli që do të luante në filmin “Hellboy” pas kritikave të ashpra për shkak se ishte përzgjedhur për të luajtur rolin e një aziatiku.

Ylli i “Deadpool” tha se nuk e dinte rracën e ushtarakut Major Ben Daimio kur pranoi që të ishte pjesë e filmit komik. 34-vjeçari tha se po largohej në mënyrë që roli i tij ti jepet dikujt që është më i përshtatshëm.

Përgjedhja e kastit nxiti akuzat për ‘racizëm në Hollywood”.

Screin me anë të një postimi në Twitter është shprehur: “Është e qartë se përfaqësimi i këtij karakteri në mënyrë të saktë kulturore ka rëndësi shumë të madhe për njerëzit. Neglizhimi i kësaj përgjegjësie do të jetë një tendencë shqetësuese për errësimin e historisë së pakicave etnike në art. Ndjej se është e rëndësishme ta nderojmë dhe ta respektojmë këtë. Prandaj kam vendosur që të heq dorë nga roli.”

Ai vazhdoi duke shtuar se përfaqësimi i diversitetit etnik është i rëndësishëm për të pasi familja e tij ka prejardhje nga pakicat etnike.

SHKARKO APP