Akuza të rënda për regjisorin, aktorja: “Më përdhunoi kur isha 15 vjeç

Një akuzë e re për përdhunim të fëmijëve është ngritur ndaj regjisorit të njohur Roman Polanski. Aktorja gjermane Renate Langer është shprehur se regjisori e ka përdhunuar në shtëpinë e tij në Gstaad kur ajo ishte vetëm 15-vjeç. Sulmi i shkurtit të vitit 1972 është akuza e fundit, pas një varg akuzash të ngjashme të bëra nga katër femra të ndryshme kundër 84-vjeçarit, i cili tani është i martuar me 2 fëmijë. Polanski është deklaruar fajtor në SHBA në vitin 1977 për përdhunimin e Samantha Geimer kur ishte vetëm 13 vjeç, por ai u largua nga vendi përpara se të dënohej. Regjisori jeton në Paris me familjen e tij, pasi Franca nuk ka një traktat ekstradimi me Amerikën. E pyetur nga New York Times përse nuk kishte treguar më parë 61-vjeçarja Renate është shprehur: “Nëna ime do të kishte pësuar atak në zemër. U ndjeva e turpëruar, humba veten dhe isha vetëm.”

SHKARKO APP