Akuza të rënda për regjizorin, aktorja: “Më përdhunoi kur isha 15 vjeç

Një akuzë e re për përdhunim të fëmijëve është ngritur ndaj regjizorit të njohur Roman Polanski.

Aktorja gjermane Renate Langer është shprehur se regjizori e ka përdhunuar në shtëpinë e tij në Gstaad kur ajo ishte vetëm 15-vjeç.

Sulmi i shkurtit të vitit 1972 është akuza e fundit, pas një varg akuzash të ngjashme të bëra nga katër femra të ndryshme kundër 84-vjeçarit, i cili tani është i martuar me 2 fëmijë.

Polanski është deklaruar fajtor në SHBA në vitin 1977 për përdhunimin e Samantha Geimer kur ishte vetëm 13 vjeç, por ai u largua nga vendi përpara se të dënohej.

Regjizori jeton në Paris me familjen e tij, pasi Franca nuk ka një traktat ekstradimi me Amerikën.

E pyetur nga Neë York Times s përse nuk kishte treguar më parë 61-vjeçarja Renate është shprehur:“Nëna ime do të kishte pësuar atak në zemër. U ndjeva e turpëruar, humba veten dhe isha vetëm.”

SHKARKO APP