Akuzë e re për Dukeshën Markle: Ata vathë u blenë me para gjaku, i mori nga një vrasës

Intervista eksklusive e Princ Harry dhe Megan Markle për moderatoren Oprah Winfrey, pritet të thyejë çdo shifër shikueshmërie, por një tjetër akuzë vjen në drejtim të Markle përsa i takon vathëve që ajo ka mbajtur në disa evenimente. Sipas DailyMail, në qendër të kritikave këtë herë ajo u vu nga avokati i gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi, i cili tha se ajo mban veshur vathët ”e blera me gjak”.

Michael Eisner, i cili kryeson një grup të të drejtave të njeriut të themeluar nga Khashoggi tre muaj para vdekjes së tij, tha se ishte çuditur që Dukesha nuk e dinte që Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman(MBS), ishte i lidhur me vrasjen kur ajo kishte veshur vathët në një darkë shtetërore. ”Ata vathë u blenë me para gjaku dhe iu dhanë asaj nga një vrasës”,-tha Eisner.

Avokatët e Dukeshës javën e kaluar këmbëngulën që në kohën e darkës ajo nuk ishte në dijeni të spekulimeve se MBS ishte e përfshirë në vrasjen e Khashoggi. Burime të brendshme pretenduan që Dukesha injoroi këshillën e ndihmësve për të mos veshur stolitë.

SHKARKO APP