Akuzohet për abuzim seksual, femrat protestojnë topless në koncertin e Woody Allen

Dy aktiviste femra kanë protestuar topless në skenën ku performonte regjizori  i famshëm amerikan Woody Allen. Arsyeja ka qene letra që vajza e adoptuar e tij Dylan Farrow ka publikuar ku akuzon babain e saj se ka abuzuar seksualisht me të kur  ka qenë vetëm 7 vjeç.

Gratë u ngjitën në skenë dhe filluan duke thënë me zë të lartë disa nga pasazhet e letrës.

Allen ishte duke i rënë klarinetës së bashku me ansamblin e tij të xhazit të New Orleans në Hamburg. Ndërkohë ai pyet shkoun e tij muzikat se çfarë po thonin gratë në gjuhën gjermane. Rojet e sigurisë i nxorrin dy gratë nga skena dhe koncerti rifilloi.

Letra e vajzës së tij Dylan është botuar fillimisht në The New York Times në vitin 2014. Kjo akuza ka bërë që ai të mos fitojë çmimin Oskar të ‘Annie Hall’ dhe ‘Midnight in Paris’.

Vëllai i Dylan dhe nëna e tyre, aktore dhe aktiviste njëkohësisht, Mia Farrow kanë thënë se nuk e kanë bërë akuzën në vitet 1990 për shkak të brishtësisë së Dylan tashmë 31 vjeç dhe prokurorët vemdosën të mos e ndjekin çështjen.

 

SHKARKO APP