Akuzohet ‘rraciste”, Gigi Hadid rrezikon Victoria Secret

Gigi Hadid ka lajmëruar me anë të një postimi në Facebook se do të kthehet në shfaqjen vjetore të Victoria’s Secret Fashion, që këtë vit do të zhvillohet në Shangai të Kinës.

22-vjeçarja me anë të një postimi në Instagram, në një video bardh e zi, e veshur me të brendshme dhe krahët e famshëm të ëngjëllit shkruante: “Gjithmonë dhë përgjithmonë, një ëndërr e bërë realitet për tu rikthyer në VC Show.”

Por ky postimi ka ngritur shumë polemika dhe shumë komentues nuk e kanë apovuar këtë vendim duke e quajtur supermodelen raciste.

Kjo për shkak të një video, të postuar nga motra e saj Bella në shkurt, ku Gigi shihet duke mbajtur një biskotë Buda në dorë, lëvizje që kritikët e argumentojnë si imitim të figurës së më të shenjtë fetare në Kinë.

SHKARKO APP