Akuzua për seks dhe dhunë, shpërthen Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj u rikthye para pak javësh me një klip të ri që tërhoqi shumë vëmendjen për shkak të skenave seksuale. Mirëpo pas Beatrixit edhe Albani publikoi një videoklip gjithashtu me skena seksi dhe dhunë.

Mediat kanë shkruar se Beatrix dhe Albani kanë harruar dashurinë, duke u fokusuar te seksi dhe dhuna, gjë që nuk i ka pëlqyer Beatrixit.

Me anë të një postimi në Instastory ajo ka shpërthyer kundër mediave. “Kur je divë botërore askush s’të akuzon për sex, as për dhunë”, shkruan këngëtarja teksa ka postuar disa skena nga këngët e Beyonce dhe Rihannës shkruan tabloid.

“Historitë ‘ata jetuan të lumtur përgjithmonë’ mesa duket janë vetëm në përralla”, shkruan Beatrix në një postim tjetër.

SHKARKO APP