Al Bano dhe Loredana Lecciso, pushime ne Salento… mos vallë me ta është edhe Romina?

Pushime të shkurtra në det për Loredana Leccico dhe Albano Carrisi. Cifti ka postuar foto nga Salento duke komentuar: ”Relax, Puglia, Otranto, parajsë’.
Edhe nga profili social i Romina Power në të njëjtët orë shfaqen foto nga plazhi, shoqëruar me komentin: ”Më mungonte deti. Ky det’. Dhe fansat nuk kanë asnjë dyshim që bëhet fjalë për detin në Salento.

Romina poston foto të një çadre në breg të detit dhe poshtë çadrës janë një kapele dhe një çantë. Deti duket i kaltër i thellë dhe fansat janë të sigurt që bëhet fjalë për brigjet pulieze duke i uruar ta shohin së bashku me Al Banon.

Këngëtari në fakt është shfaqur në Instagramin e Loredana Lecciso, në Otranto, i lumtur dhe i qeshur. ‘Distanca më e shkurtër mes dy njerëzve është buzëqeshja’, shkruan ajo pranë fotos, ku shfaqen të dy shumë pranë njëri-tjetrit. Thua kanë shkruar me pushime që të tre?

SHKARKO APP