Al Pacino kërkon një test të ADN-së për të vërtetuar nëse është ai i ati i foshnjës
Al Pacino po bëhet baba në moshën 83-vjeçare dhe kjo i duket befasuese.
Al Pacino mbushi 83 vjeç në prill ndërsa e dashura e tij, Noor Alfallah, nuk ka mbushur ende 30 vjeç. Kështu, kur Noor mbeti shtatzënë, Al Pacino thuhet se u befasua nga kjo, sipas TMZ.
Aktori nuk mund ta linte Noor ose dikë tjetër shtatzënë, prandaj nuk beson se fëmija ishte i tij.
TMZ raporton se ai kishte probleme mjekësore që zakonisht do ta kishin penguar një mashkull që të ishte i aftë të bëhej baba. Vetë ai raportoi se dyshonte se fëmija i Noor ishte i tij dhe kërkoi një test të ADN-së.
Mediat e huaja raportojnë se ajo respektoi dëshirat e tij dhe testi tregoi se ai është me të vërtetë babai.