Alain Delon operohet me urgjencë në zemër, për pesë orë i nënshtrohet një bypassi

Një ndërhyrje urgjente kirurgjikale për Alain Delon, i cili në 18 shtator ju nënshtrua për pesë orë një bypass në zemër.
Sipas asaj që raporton e përjavshmja ‘Ici Paris’, aktori është dërguar menjëherë në një spital parisien pas disa dhimbjeve të papritura në këmbën e majtë dhe në shpinë.
Delon, 81 vjeç për momentin ndodhet akoma nën mbikëqyrjen e mjekëve.
Në një nga intervistat e tij të fundit aktori kishte folur për ndarjen nga jeta të ish të dashurës së tij, artistes franceze Mireille Darc: ‘Sot preferoj të kem jetën që kam, sesa të jem 40 vjeç. Nuk mund të jetoj më shumë vite pa të. Të paktën ajo nuk vuan më. Pa të edhe unë shpejt do të shkoj’.

SHKARKO APP