Alaudin Hamiti ka një lajm për Big Brother Kosova Vip 4

”Big Brother Kosova Vip 4” pritet të nisë së shpejti dhe përgatitjet për këtë edicion tashmë kanë filluar. Moderatori i njohur i spektaklit, Alaudin Hamiti ka ndarë së fundmi një detaj të rëndësishëm përmes një story në Instagram.

Ai ka zbuluar se për këtë edicion, shtëpia do të jetë krejtësisht e re, e rimodeluar dhe e përshtatur për surprizat që i presin banorët dhe publikun. Megjithatë, edhe pse hapësira do të ndryshojë, Hamiti theksoi se rregullat do të mbeten të njëjta: një lojë e fortë, izolim total dhe garë e vërtetë për çmimin e madh.

BBVK ka arritur të bëhet një ndër programet më të ndjekura në vend dhe në rajon, duke prodhuar çdo sezon emocione, debate dhe histori që mbeten gjatë në kujtesën e publikut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?