Alban Skënderaj, bashkëpunim me reperin shqiptar të Kosovës

Kjo verë ishte shumë e nxehtë për pothuajse të gjithë yjet e estradës. Mbrëmje, koncerte muzikore e hite të njëpasnjëshme disa solo e disa bashkëpunime, kjo ishte ajo që kemi parë gjatë këtij sezoni veror tek artistët shqiptar. Por si duket bashkëpunimet nuk kanë të ndalur. Bashkëpunimi i radhës do të jetë nga reperi i njohur Lyrical Son me këngëtarin e njohur nga Shqipëria Alban Skenderaj dhe Dj Olti. Ende nuk janë bërë të ditura detaje më shumë rreth këtij projekti, por sigurisht fansat e tyre do ta presin me padurim këtë projekt. “Hey Girl”, është projekti i fundit nga Lyrical Son në bashkëpunim me MC Kreshën. Kujtojmë se ky nuk është projekti i parë për Albanin me një reper, pasi ai më parë ka bashkëpunuar edhe Majkun ku publikuan këngën “Mrekullia e 8”, bashkëpunimi me Capital T “Një ëndërr”.

SHKARKO APP