Albani tregon gjininë e foshnjës që pret me Miriamin

Para disa javësh Alban Skënderaj dhe Miriam Cani bënë publike se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Lajmi u bë publik nga kantautori shqiptar Alban Skënderaj. “Prej pak kohësh në juri është edhe një pjesëtar tjetër, pasi Miriami dhe unë do të bëhemi prindër” pat deklaruar ai, në njërën nga mbrëmjet e X Factor-it, ku çifti ishte pjesë e jurisë. E sërish është vetë këngëtari ai që ka bërë publik lajmin për gjininë e foshnjës. Ai ka postuar një foto në "Instagram" ku shfaqet, duke i prekur barkun të fejuarës së tij. “E adhuroj çdo ditë dhe më shumë princeshën time të vogël”, ka shkruar ai, duke lënë të nënkuptohet se presin një vajzë.

SHKARKO APP