Albani zbulon surprizën: Miriam Cani do të bëhet nënë!

Lajmin për shatatzaninë e këngëtares Miriam Cani, njëkohësisht anëtare e jurisë së “X Factor Albania” e ka dhënë Alban Skënderaj në mbrëmjen e 12 të këtij edicioni.

“Prej pak kohësh, ne kemi në juri një anëtar të pestë”, – tha ai, pa e fshehur emocionin.

Miriam Cani ndihej tepër e emocionuar dhe e përlotur pasi ajo edhe më herët kishte shprehur dëshirën se mirëpriste një bebe kurëdo që do të vinte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëshira e saj tashmë u bë realitet. Ende nuk dihet gjinia e fëmijës por për momentin Albani dhe Miriami po i  gëzohen lajmit  se ata do të bëhen prindër dhe ndihen tepër të lumtur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?