Albano Bogdo: E vërteta për Beatrix Ramosajn, nuk ma dhanë…
Aktori Albano Bogdo është rrëfyer si rrallë herë në “S’e Luan Topi”. Ai foli kryesisht për deklaratën e tij, kundrejt Beatrix Ramosaj, e cila bëri bujë asokohe. Kjo deklaratë erdhi pas pjesëmarrjes së këngëtares në BBV dhe lidhja që krijoi brenda shtëpisë me Donald Veshaj. Bogdo u shpreh se i ka kërkuar falje publikisht, teksa ka tentuar edhe të komunikojë personalisht me të, por pa rezultat.
“E kam kërkuar numrin e saj disa herë, por nuk ma dhanë. Mora vesh që ata po kalonin një periudhë të vështirë në jetën e tyre dhe vendosën të largoheshin nga Shqipëria. Albani po jepte dorëheqje nga muzika shqiptare, të dy, dhe për të ikur më pas për një jetë më të mirë në Amerikë.
Ishte Albani, një artist i shkëlqyer që sapo kishte fituar festivalin, ndërsa e motra që shkëlqeu në BBV. Ju (publiku) i zhdukët nga Shqipëria, kur e kam thënë unë kanë qenë duke kërkuar punë në Amerikë. Publiku dhe influencerat i zhdukën nga Shqipëria, ndërkohë më thonin mua si e thua, ndërkohë që nuk lanë gjë pa thënë për të”, është shprehur Albano Bogdo.