Albano: Emrin ma ka vendosur babai, ja çfarë i bënë shqiptarët
Këngëtari italian Al Bano Carrisi ka treguar se emri i tij ka një kuptim mjaft të veçantë që lidhet pikërisht me kombin shqiptar.
I ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, artisti italian Albano Carrisi ka treguar se emrin ia ka vendosur i ati pasi ka qenë shumë i lidhur me tokën shqiptare. Artisti italian tregon se babai i tij ka qenë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurt.
“Albano kush ta ka vendosur këtë emër, mos ta ka vendosur ndonjë shqiptar?”
“Babai im ishte italian dhe duke qenë këtu në luftë, në ’40-ën i tha mamasë time që quaje Alban, se do të jetë fati ynë”.
Alketa Vejsiu: Histori e bukur.
“Babai im e donte shumë këtë tokë sepse në Luftën Botërore, ai më tha që shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurtë, kështu që prandaj jam i lidhur me këtë tokë kaq shumë”.