Albërie Hadërgjonaj mahnit Festivalin e Këngës, balada pretendente për të triumfuar
Sytë e publikut shqiptarë janë ndalur mbrëmë te Festivali i Këngës në RTSH. Kompeticioni muzikor i fundivit çon fituesin e tij në Eurosong, ndaj dhe interesi është gjithnjë i madh. Në gjysmëfinalen e djeshme publiku ka mbajtur frymën pezull në interpretimin brilant të Albërie Hadërgjonajt.
Kritikët, por edhe fansat kanë komplimentuar këngën dhe vokalin e këngëtares së mirënjohur. “Ku ta gjej dikë ta dua”, ishte kënga e fundit e Festivalit në mbrëmjen e djeshme që u mirëprit me duartrokitje nga publiku. Me tekst të Timo Fllokos dhe orkestrim të Adi Hilës, Albëria solli baladën, e cila është një nga pretendentet për ta fituar kompeticionin më të rëndësishëm muzikor.
Këngëtarja prej më shumë se dy dekadash ka konfirmuar se të kënduarit live është pika e saj e fortë. Një besnike e këtij Festivali, Albëria i është rikthyer skenës së madhe edhe njëherë, për të shpalosur talentin dhe vokalin e saj të mrekullueshëm.