Albërie Hadërgjonaj: Më pëlqen kur më quajnë “gjyshe seksi” (VIDEO)

“Gjyshe seksi është një status që më pëlqen, edhe pse do të vazhdoj të përpiqem të dukem mirë”. Kjo ka qenë përgjigjja e këngëtares Albërie Hadërgjonaj, gjatë intervistës dhënë në emisionin Oktapod të Turjan Hyksës.

Këngëtarja është shprehur se tani e ka mirëpritur fëmijën e vajzës së saj Agnesa, por nuk e fshehu se nuk e quan veten gjyshe para tij. Hadërgjonaj është shprehur e lumtur me trajtimin që i ka bërë publiku i Shqipërisë, që nga viti 1993 kur ajo debutoi në Festivalin e Këngës në Tiranë. Sipas saj, kënga i ka dhënë mundësi të bëjë një karrierë dhe të jetojë mjaft mirë. Përsa i përket ndërhyrjeve kirurgjikale që ka bërë në trupin e saj, këngëtarja 40 vjecare u shpreh se do të vazhdojë të bëjë të tilla për tu dukur mirë, por pa e egzagjeruar.

Hadërgjonaj ka pranuar se dashuria për ish-bashkëshortin e saj Mentorin nuk i është shuar, edhe pse shton se ka qenë dashuri e thellë edhe për faktin se ishte vetëm 15 vjec kur lidhi kurorë. Por sipas saj, bashkëshorti i saj u bë problematik dhe kjo “e ka lodhur” këngëtaren që kërkoi divorcin. Përsa i përket një reality show të mundshëm për familjen e saj, Hadërgjonaj-Ramosaj, Albëria u shpreh se ka patur propozim për dicka të ngjashme dhe se po e sheh me interes një spektakël të tillë.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=BD84Q17qFHY” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP