Albërie Hadërgjonaj: Plasni xheloza
Para pak ditësh, kemi hasur në disa shkrime se Albërie Hadërgjonaj është përdoruese e photoshopit në shumicën e fotografive të saj, sidomos pas një imazhi të fundit ku këngëtarja është shfaqur tejet seksi.
Por Albëria e cila së fundmi solli këngën “Sa herë m’ke dasht”, ka diçka për t’ju thënë “specialistëve të photoshopit”.
Përmes llogarisë së saj në Instagram, ajo ka treguar se fotografia e cila është komentuar shumë nga mediat nuk ka photoshop.
“Per specialistat e Photoshop. Ju njoftoj qe se kam prek foton.Per ato femrat xheloze, dhe per ato me profile fallco ketu ju them. Mos u merzitni kur tme shikoni.. Me Zotin luft nuk behet. Ju përqafoj”.