Albërija, fansja më e madhe e të bijës në muzikë

E keni dëgjuar të gjithë të paktën njëherë, se momentet më të bukura një prind i përjeton kur fëmija i tij arrin çdo gjë për të cilën ka mësuar dhe punuar fort gjatë gjithë kohës.

Këtë fakt e ka treguar dhe Albërija, e cila është shumë e lumtur për rikthimin e të bijës në muzikë, Anxhelinës, pas një periudhë disavjeçare që ishte shkëputur.

“Urime për super yllin tim @anxhelina. Faleminderit që më bën krenare.  Të dua shumë”, ka shkruar Albërija që mbetet suportuesja më e madhe e të bijës.

Anxhelina ka treguar se ka shumë këngë dhe muzikë të krijuar gjatë gjithë kohës kur ka munguar, prandaj mami Albërija është pak, por e sigurt, se do të lumturohet e krenohet edhe me shumë me talentin e vajzës së saj.

https://www.instagram.com/p/CK5gEZFl4xp/

SHKARKO APP