Albi Nako flet per seksin, por Alketa ”kuqet” në emision
Një kërcim i Rovena Stefës me një dyshek në skenën e “Dance With Me” ka tërhequr vëmendjen dhe ka provokuar.
Albi Nako ka ndërhyrë për puthjen mbi dyshek të Rovena Stefës me balerinin duke mbajtur një fjalë të shkurtër rreth seksit dhe tabusë. “E di që është tabu, por edhe Zoti thirri në ndihmë seksin kur krijoi botën. Kjo botë pulson nga seksi. Nuk kemi pse e shohim si tabu më”, tha Albi Nako.
Vejsiu kërkoi të hiqnin dyshekun nga skena, ”se na jep siklet”, tha. Dhe e kaloi me një të qeshur.